Kvalita textu : bez hodnotenia Hodnotilo ľudí: 0ohodnoť aj ty
*** Autor textu: Turian Hyskaj *** Autor hudby: Shpetim Saraçi
Nuk është dhe kaq e thjeshtë
Të endesh nëpër botë
Nuk është aspak e lehtë
Nga hijet të shpëtojsh
Në k'të qytet të ftohtë
Më ngroh malli për ty
Një botë e tërë na ndan
Frymën ta ndjej pranë dhe vuajmë
Kur lemë veten
Në duart e marrëzisë
Në labirinth pafund
Ku humbem unë dhe ti
Ne kemi
REFREN:
Një jetë, një jetë
Nuk mund të fshihemi kaq lehtë
Një jetë, një jetë
Në orët e mia më nuk je
Më vret, më vret
Si mund të ikim të harrojmë
Një jetë, një jetë
Një jetë e falem heshtur veten tonë
Si një rënkim i lehtë
Po tretet dhe kjo natë
Ndonëse jashtë është ftohtë
Të tjerët puthen gjatë
Asgjë nuk mori fund
Së mëngjesi do vij prapë
Kjo pritje kaq e gjatë
U shua nëpër natë
REFREN
Asgjë nuk mori fund
Së mëngjesi do të vij
Kjo pritjë kaq e gjatë
U shua nëpër natë